
Drita arriti rezultat pozitiv në ndeshjen e mbrëmshme ndaj gjigandit holandez, Feyenoord në kuadër të UEFA Conference League, shkruan Insajderi.
Të përzgjedhurit e Ardijan Nuhiut barazuan pa gola ndaj gjigandit holandez.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka uruar skuadrën e Dritës për suksesin e arritur në ndeshjen e parë në “Conference League” ndaj Feyenoordit në raundin e dytë të kësaj gare.
“Sonte dua të uroj Dritën për lojën shumë të mirë dhe për angazhimin maksimal të shfaqur kundër gjigandit holandez, Feyenoord”, shkruan ndër tjerash Ademi në postimin e tij.
Nga ana tjetër, Prishtina të martën arriti sukses në po të njëjtin kompeticion pasi mposhti kampionin e Uellsit, CQ Nomads, duke fituar me rezultat 4:1 në ndeshjen e parë.
Derisa Ademi ende nuk ka bërë ndonjë urim zyrtar as në faqën zyrtare të FFK-së apo në faqen e tij zyrtare, ani pse me këto fitore, niveli i futbollit vendor po rritet dita-ditës./Insajderi.com