Agim Cana nuk i përmbanë lotët, kjo është arsyeja

Agim Cana nuk i përmbanë lotët, kjo është arsyeja

Vëllaznimi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pas fitores me rezultat minimal 1 me 0  ndaj Dritës.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi tregoi lojë më të bukur se sa skuadra kampione e Kosovës, e drejtuar nga tekniku shqiptar, Shpëtim Duro.

Kuqezinjtë për vitin e dytë me radhë kanë eliminuar skuadrën e Dritës, në të njëjtin raund, për të siguruar gjysmëfinale, shkruan Insporti.com.

Golin e fitores e shënoi Toni Bardhoku në minutën e 42-të të pjesës së parë.

Me të përfunduar takimi, presidenti i klubit gjakovar, Agim Cana, shpërtheu në lot, duke mos u përmbajtur nga emocionet. Agim Cana është babai i legjendës së futbollit shqiptar, Lorik Cana. /Insporti.com