Ish-futbollisti i Skënderbeut, Agim Zeka, gjeti rrugën e rrjetës në kampionatin austriak, njofton Insajderi.
22 vjeçari u transferua në afatin kalimtar të dimrit te skuadra e Austrisë së Vienës, teksa ditën e djeshme (të dielën) e bëri “sefte”.
Zeka u fut në fushë në minutën e 58-të të takimit, teksa i mjaftuan 20 minuta, për të gjetur rrugën e rrjetës, në ndeshjen 3-5 që skuadra e tij humbi kundër Wolfsberger.
Kjo ishte ndeshja e katër në kampionat për shqiptarin me fanellën e Austrisë së Vienës. Vlen të theksohet fakti se Zeka iu bashkua skuadrës austriake nga skuadra holandeze e Fortuna Sittard.
22 vjeçari ka qenë pjesë e Skënderbeu ne sezonin 2016-2017, teksa më pas u transferua te francezët e Lille. Futbollisti regjistron 10 paraqitje me Kombëtaren Shpresa të Shqipërisë. /Insajderi.com