Agjenti i Bellerin do të takohet me drejtuesit e Inter

Agjenti i Bellerin do të takohet me drejtuesit e Inter

Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin mund të bashkohet me Interin gjatë kësaj vere, me agjentin e spanjollit i cili pritet të takohet me drejtuesit e Nerazzurëve në ditët në vijim, transmeton Insajderi.

Sipas “La Gazzeta dello Sport”, Bellerin dhe Nahitan Nandez mund të bashkohen me Interin në huazim me mundësi blerje, derisa skuadra italiane janë në bisedimet të vazhdueshme me Arsenalin dhe Cagliarin.

Inter nuk ka buxhet të lartë për këtë verë, kështu ata mund të nënshkruajnë me lojtarë në formë huazimi me mundësi blerjeje pastaj.

Sipas mediumit italian, agjenti i spanjollit veç ka caktuar një takim me drejtuesit e klubit italian, i cili pritet të ndodh në ditët në vijim.

Transferimi i mbrojtësit të krahut vjen si shkak i largimi të Achraf Hakimit drejtë Paris Saint-Germain për një shifër të raportuar prej 71 milion euro./Insajderi.com