Agjenti i Hysajt thotë se klienti i tij do të largohet nga Napoli

Agjenti i Hysajt thotë se klienti i tij do të largohet nga Napoli

Elseid Hysaj do të largohet në fund të sezonit nga Napoli si lojtar i lirë. Klubi italian nuk ka më interes për t’ia plotësuar kërkesat futbollistit shqiptar për rinovimin e kontratës, ndaj palët do të ndahen pas një bashkëpunimi gjashtëvjeçar, njofton Insajderi.

“Rinovimi i Hysajt? Mendoj se diskutimi është mbyllur. E dimë që nga sezoni i ardhshëm do të jemi në një skuadër tjetër”.

“Napoli ka ndërmend të përqendrohet në të tjera drejtime. Po bisedojmë me klube të tjera, megjithatë Hysaj do ta bëjë si duhet detyrën e tij deri në qershor.

“Edhe futbollistë të tjerë duan pagë të lartë, por është dyshimi nëse mund të bëjnë më mirë se Hysaj”, ka deklaruar përfaqësuesi i shkodranit, Mario Giuffredi, transmeton SuperSport.

Franca apo Spanja mund të jenë destinacionet e ardhshme të futbollistit kuqezi, i cili është në kulmin e karrierës dhe i pjekur si futbollist.

Mediat në Itali shkruajnë për një interesim të mundshëm nga Olimpique Marseille dhe Lyoni, ndërsa në vendin Iberik po e vëzhgon Sevilla, që ka si drejtor teknik ish-drejtuesin e Romës, Monchi, i cili e njeh në detaje futbollit italian./Insajderi.com