Agjenti i Ozil, replikon me Arteta-n

Agjenti i Ozil, replikon me Arteta-n

Agjenti i Mesut Ozilit, e ka akuzuar trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta, për mungesë besnikërie dhe respekti dhe thotë se tekniku spanjoll ka gënjyer për arsyet e lënies jashtë skuadrës në garat e Premier Ligës këtë sezon, njofton Insajderi.

Fantazisti me origjinë turke, i cili është edhe lojtari më i paguar i klubit (350 mijë paund në javë) nuk luan që prej muajit mars dhe ai është lënë jashtë listës së “Topçinjve” edhe në Ligën e Europës.

Arteta tha se vendimi ishte vetëm për shkaqe teknike, por gjatë një interviste për “ESPN”, menaxheri i 31 vjeçarit, Erkut Sogut thotë se trajneri e ka trajtuar keq mesfushorin: “Tifozët e Arsenalit meritojnë një shpjegim të sinqertë, jo Arteta që thotë unë dështova me Ozilin”.

Më tutje, agjenti i lojtarit shton, “ti nuk dështove me Ozilin, ti dështove të jesh i sinqertë dhe transparent dhe ta trajtosh dikë me respekt, i cili ka një kontratë dhe ka qenë besnik gjithnjë”. Edhe Ozil reagoi pak ditë më parë, duke thënë se ishte i zhgënjyer dhe ishte ndjerë i tradhtuar, por ai do të luftonte deri në fund për të rifituar vendin e tij në skuadër. /Insajderi.com