Georgino Wijnaldum është drejt skadencës së kontratës së tij me skuadrën e Liverpoolit, njofton Insajderi.
Më 30 qershor i skadon kontrata e mesfushorit holandez me klubi nga Liverpooli dhe karriera e tij mund të jetë në La Liga-n spanjolle, më saktësisht tek Barcelona. Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, agjenti i mesfushorit 30 vjeçar ka zbarkuar në zyrat e klubit katalanas.
Sipas mediave italiane, klubi blaugrana do t’i ofrojë Wijnaldumit një kontratë tre vjeçare. Në këtë sezon mesfushori holandez është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 51 ndeshje ku ka arritur të tundë tre herë rrjetën. /Insajderi.com