Agon Gashi fiton garën ndërkombëtare të Bodybuildingut

Agon Gashi për Gazetën Online Insajderi: Gara ka qenë në Hungari, në kryeqytetin e Hungarisë në Budapest, është organizuar nga IFBB Pro, ku ka pasur mjaft konkurrentë që ishin jashtëzakonisht të fortë. Në bazë të pikëve, në bazë të vlerësimit arrita që të fitoj vendin e parë dhe fitova medaljen e artë, kështu duke u shpallur kampion.

Agon Gashi fiton garën ndërkombëtare të Bodybuildingut

Bodybuilderi kosovar, Agon Gashi, është shpërblyer me vendin e parë në garën për Bodybuilding Classic, që u zhvillua në Budapest të Hungarisë.

“Fitparade” është gara në të cilën Gashi dëshmoi se Kosova mund të dalë në krye edhe të këtij sporti si dominues në Evropë.

Në këtë kampionat të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Bodybuildingut dhe Fitnesit IFBB, pjesëmarrës kishte edhe nga vendet e rajonit, të cilët Gashi me ndihmën e trajnerit të tij Egzon Hyseni, ka arritur t’i mposhtë me sukses.

Në një intervistë për Gazetën Online Insajderi, builderi kosovar ka rrëfyer eksperiencën e tij deri në vlerësimin me notën më të lartë nga juria ndërkombëtare.

“Gara ka qenë në Hungari, në kryeqytetin e Hungarisë në Budapest, është organizuar nga IFBB Pro, ku ka pasur mjaft konkurrentë që ishin jashtëzakonisht të fortë. Në bazë të pikëve, në bazë të vlerësimit arrita që të fitoj vendin e parë dhe fitova medaljen e artë, kështu duke u shpallur kampion. Në garën ku isha unë pjesëmarrës shumë shtete të Evropës kanë marrë pjesë, duke përfshirë rajonin tonë”, ka thënë ai.

Fituesi i “Fitparade”, tutje tha se fakti që pandemia është paraqitur edhe në vend, nuk e ka penguar atë të ushtrojë dhe luftojë për të arritur në maje të kësaj gare, sukses me të cilin Gashi e përmbyll vitin 2020.

“Faktin që e kemi fitnesin dhe asnjëherë nuk i kemi ndërprerë ushtrimet, ka qenë edhe përparësi e jona dhe brenda periudhës tre mujore kur edhe nisi situata me pandeminë, ne kemi ushtruar pandërprerë, mirëpo ka pasur gara që janë anuluar shkaku u kushteve pandemike”.

“Për vitin 2020 kjo ka qenë gara e fundit që kam realizuar, besoj që do të përgatitem tani për gara të tjera. Nuk kemi plane specifike për të bërë gjatë këtij viti. Gjatë vitit tjetër besoj që do të përgatitemi edhe më shumë dhe besoj që do të ketë edhe fitore të tjera”, ka thënë tutje ai.

I pyetur për dallimet mes sportit të bodybuiliding-ut në Kosovë dhe atij ndërkombëtar, Gashi thotë se Federata e Kosovës duhet të punojë shumë në mënyrë që të arrijë kualitetin që shihet jashtë vendit.

“Dallimi midis sportit të budybuildingut në Kosovë dhe atij ndërkombëtar është jashtëzakonisht i madh. Së pari dallohet organizimi, ecuria e garës shkon më mirë dhe më me rregull se në Federatën tonë të Kosovës. Mirëpo, jemi ende në zhvillim duke përparuar në këtë sport dhe vlerësimi bëhet në mënyrë korrekte. Kualiteti i punës nuk është shumë i madh këtu krahasuar me shtetet e jashtme, ku në secilën kategori i ke deri në gjashtë apo shtatë kualiteti i të cilëve është i madh”, ka thënë ai. /Insajderi.com