Agon Xhaka ka konfirmuar largimin nga Prishtina

Agon Xhaka ka konfirmuar largimin nga Prishtina

Pas një periudhe të gjatë me Prishtinën, Agon Xhaka ka konfirmuar largimin nga klubi kryeqytetas, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi i majtë përmes rrjetit social “Facebook”.

“Desha të shpreh dëshirën që të falenderoi klubin futbollistik Prishina, në të cilin që nga hapat e mij të parë isha pjesë e kësaj skuadre. Ishte kënaqësi dhe privililegj të isha pjesë e FC Prishtinës.” shkroi ndër tjerash Xhaka në postimin e tij.

Gjatë edicionit të kaluar, ai ishte i huazuar te Besa e Pejës e cila ra nga Superliga e Kosovës./insajderi.com