Aguero paralajmëron largimin nga City në fund të sezonit

Aguero paralajmëron largimin nga City në fund të sezonit

Sergio Aguero u transferua tek klubi Manchester City dhe shumë shpejt u shndërrua në një ikonë të këtij klubi. Argjentinasi ishte për shumë vite një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe një nga personat më të dashur nga tifozët e kësaj skuadre, njofton Insajderi.

Ditën e djeshme, argjentinasi ka thyer zemrat e tifozëve të Manchester City-t me lajmërimin në Twitter ku theksoi se në fund të sezonit do të largohej nga ky klub.

“Një cikël vjen drejt fundit, shumë ndjenja më kanë përshkuar. Një kënaqësi e madhe për mua të kem luajtur për 10 vite të plota me Manchester City, e pazakontë për lojtar të kësaj moshe. 10 vite arritjesh të mëdha, ku arrita të bëhesha golashënues në Premier League. Kam arritur një lidhje të pathyeshme me këtë skuadër dhe tifozët. Iu bashkova këtij ekipi gjatë periudhës rikonstruksionit dhe së bashku me shokët e skuadrës arritëm gjëra të paparashikueshme. Do të jap maksimumin deri në fund të sezonit që të fitojmë titullin dhe të gëzojmë tifozët. Më pas një aventurë të re fillon në jetën e time”, shkruhej në mesazhin prekës të Agueros. /Insajderi.com