“Aguerooo” – tashmë vetëm kujtim i bukur

“Aguerooo” – tashmë vetëm kujtim i bukur

Një karriere të bujshme i erdhi fundi sot.

Sergio Aguero është përshendetur nga futbolli, por jo nga dëshira e tij.

Sulmuesi argjenitas, është detyruar të “divorcohet” nga fusha e gjelbër për shkak të problemeve me zemër.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë futbollisti, përmes konferencës të mbajtur për media, me fillim nga ora 12:00.

“Shëndeti im është i pari. Stafi mjekësor më ka thënë se është më mirë të ndaloj së luajturi dhe kështu tani po largohem nga Barça dhe do të tërhiqem nga futbolli. Do të largohem tani me kokën lart, jam i lumtur.

Nuk e di se çfarë më pret në jetën tjetër. E di që ka shumë njerëz që më duan dhe duan më të mirën për mua.Faleminderit të gjithë bashkëlojtarëve që më ndihmuan të “rritesha” si futbollist.

E di që ka shumë njerëz që më duan mua dhe e dojnë më të mirën për mua. Faleminderit të gjithëve që më kanë ndihmuar dhe janë këtu për mua”, tha Aguero ndër të tjera.

Pas fjalimit të Agueros, u shfaq edhe një dokumentar i shkurtër ku ishin të përmbledhura momentet më të mira të karrierës së tij.

Ai po ashtu u shpreh se “dua të ndaj falenderimin tim për të gjitha skuadrat që kam luajtur,Atlético Madrid, Manchester City, Barcelona, kam ëndërruar që të luajë futboll që nga mosha 5 vjeçare”.

Momente nga ceremonia përshëndetëse

Momentet e arta që ai ka regjistruar janë të shumta, por kryesori mbetet ai, i 13 majit të vitit 2013.

Teksa, në “Teatrin i Ëndrrave” prisnin që të festonin, sepse City po barazonte 2-2 dhe “Djajtë e Kuq” ngriteshin në vendin e parë, ndodhi e kundërta.

Një gol i Agueros, në minutat shtesë të takimit – bëri që i gjithë “Etihad Stadium” të festonte.

“Qytetarët” u njoftuan me trofeun e parë në ishull.

Në 271 ndeshje të zhvilluara në Premierligë, ai ka tundur rrjetën 181 herë, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Manchester Cityt.

Sulmuesi argjentinas, përveç golave e kishte mbushur edhe sirtarin e trofeve në Angli. Me Cityn, ai është shpallur kampion i Premierligës në sezonet 2011\2012, 2012\2014\, 2017\2018, 2018\2019 dhe 2020/2021.

Kun, po ashtu ka fituar katër herë “English League Cup”, dhe tri herë “FA Community Shield”.

33 vjeçari është shpallur gjithashtu top golashënuesi i vitit në Premierligë, në sezonin 2014\2015, dhe është futbollisti me më së shumti çmime si lojtari i muajit, me gjithsej shtatë të tilla.

Përdundimi i karrierës e gjeti më këto statistika: 786 ndeshje, 426 gola dhe 118 asistime.

Kur u shfaqën problemet me zemër?

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe stadium

Momente nga ceremonia e sotme

Për shkak të problemeve me frymëmarrje, 33 vjeçari e kishte lëshuar fushën e gjelbër në ndeshjen kampionale që Barcelona e zhvilloi kundër Alavesit, me 30 tetor.

Klubi katalunas kishte njoftuar se ai ishte shtruar në spital për një ekzaminim të zemrës.

Pas disa vizitave mjekësore dhe trajtimit të mëtutjeshëm atij i’u kumtua se nuk mundet të luajë më futboll.

Aguero, kishte zbarkuar në “Camp Nou” në afatin kalimtar të verës, si transfer i lirë.

Ndër arsyet kryesore pse u bashkua me Barcen, ishte fakti që Leo Messi ishte shoku i tij i ngushtë, por, për ironi të fatit Leo u largua nga Barcelona./Insajderi.com