
Ka vazhduar ndarja e çmimit “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës në futboll.
Këtë javë, fitues i këtij çmimi është sulmuesi i Dukagjinit, Ahmed Januzi, shkruan Insajderi.com.
Shtatëgjati shënoi golin e barzimit në ndeshjen ndaj Dritës, për ta rikthyer skuadrën e tij në lojë, ndërsa pas tij shënoi edhe Henry Chibueze për të arkëtuar pikët e plota.
Januzi iu bashkua ekipit nga Klina në afatin kalimtar të verës, ndërsa më herët kishte luajtur te Llapi.

Ahmed Januzi duke e pranuar çmimin “Ylli i Javës”
Ai njihet për lojën e mirë në ajër dhe rrezikshmërinë që ka në zonën e 16 metërshit.
Kjo ishte fitorja e parë në këtë sezonë për Dukagjinin, skuadër e cila gjendet në pozitën e tetë në tabelë me gjashtë pikë të grumbulluara pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara./Insajderi.com