Ahmeti: Do të kemi zgjedhje, fushata ka filluar dhe nuk ka shanse që ndalet

Ahmeti: Do të kemi zgjedhje, fushata ka filluar dhe nuk ka shanse që ndalet

Ish-zëvendëssekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti ka thënë se do të ketë zgjedhje dhe ato nuk do të mund të ndalen.

Ahmeti është shkarkuar nga pozita e tij në Federatën e Futbollit të Kosovës nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, pasi kishte tentuar mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit aktual, Agim Ademi.

Ahmeti javën e kaluar kishte konfirmuar se ishte duke mbledhur vota për thirrjen e një kuvendi të FFK-së ku synohet largimi i kreut aktual, Agim Ademi, dhe ardhja e tij në krye të futbollit kosovar.

Detajet në INSPORTI.