
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se në momentin kur të bëhet hapja e Thesarit e Shtetit, “paratë do të jenë në xhirollogaritë e bizneseve”.
I pari kryeqytetit tha se momentalisht ky thesar është i mbyllur.
“Në momentin që Thesari hapet dhe mjetet alokohen për Komunat sipas Ligjit në Fuqi, pagesat do të vazhdojnë për të gjithë përfituesit”, dekalroi Ahmeti. /Insajderi.com
Ai e sqaroi pse është mbyllur Thesari i Shtetit.
“Pagesat (nga llogaria e Shtetit te llogaritë personale) ekzekutohen nga Thesari i Republikës së Kosovës, pas dorëzimit të kërkesës për secilën pagesë nga Komuna. Sipas legjislacionit në fuqi, niveli qendror e ka mbyll Thesarin në fund të dhjetorit për të përmbyll vitin financiar dhe ende nuk është rihap”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Insajderi.com