fbpx

“Ai më kopjon mua” – rrëfimi i Besart Berishës për djalin e tij

“Ai më kopjon mua” – rrëfimi i Besart Berishës për djalin e tij

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës Besart Berisha ka zbuluar se djali i tij, Amari, po e kopjon atë në ritualet që ka futbollisti i Melbourne Victory para ndeshjeve.

Amar Berisha, gjashtë vjeç, ishte veshur njëjtë dhe dukej po ashtu njëjtë sikurse babai i tij Besarti, në natën e ndarjes së çmimeve të “A-League” në Sydney të hënën. Me flokët e ngjashme sikurse të babait të tij, Amar Berisha kishte veshur edhe një kostum të ngjashëm me atë të Besartit.

Besart Berisha, në një intervistë me gazetën Herald Sun ka folur për marrëdhëniet që ka me djalin e tij.

“Dita e lojës është si një ritëm. Ai e di se nuk jam në disponim për të luajtur (Super) Mario apo disa lojëra të tjera. Unë qëndroj vetëm duke shikuar filma, lexuar libra apo duke dëgjuar muzikë ndërsa ai bën gjërat e tij”, tha Besart Berisha, raporton Insajderi.

Besarti zbuloi se djali i tij i kopjon ritualin që sulmuesi i Melbourne ka para ndeshjeve të futbollit me skuadrën e tij, Melbourne Victory.

“Ndjehem sikur Amari e di se babai i tij e ka një lojë dhe ai është i fokusuar, kështu që bëj gjërat e mia dhe ai i bën të tijat. Por djalit tim i pëlqen kjo, tani ai më kopjon këtë ritual në në lojërat e tij”, u shpreh futbollisti i Kosovës.

Më tutje, futbollisti i Melbourne Victory tregon një rast të vecantë kur djali i tij kishte tentuar të kopjonte ritualet e tij.

“Isha larg shtëpisë për ndeshjen ndaj Western Sydney dhe ai e kishte ndeshjen e tij të parë ditën tjetër. Gruaja ime më tregoi se ai po hante makarona, kishte përgatitur këpucët dhe çorapët dhe shishet e ujit, të cilat gjithmonë unë i bëj përpara se të shkoj në aeroport”, rrëfen Besart Berisha. /Insajderi.com