“Ai mund të luaj kudo – si është ndër më të mirët në botë”

“Ai mund të luaj kudo – si është ndër më të mirët në botë”

Trajneri i Tottenham hotspur, Jose Mourinho, e ka vlerësuar lartë lojën e Joshua Kimmich, pas performancave mbresëlënëse të tij në Ligën e Kampionëve.

“Unë e shoh atë duke luajtur si top mbrojtës i djathtë, mbrojtës i majtë, në qendër të mbrojtjes, si numër 6, 8, 10 në mesfushë, ai i ka kualitetet për të gjitha këto pozita”, tha Mourinho për DAZN, transmeton Insajderi.

“Është një lojtar shumë inteligjent dhe arrin të kuptojë shumë shpejtë lojën e kundërshtarit, duke bllokuar lojën e tyre. Mendoj se është një lojtar fenomenal, njëri ndër më të mirët në botë”, ka shtuar më tej Special One,.

Kimmich, ishte duke u paraqitur si mesfushor defanziv tek Bayern, për një kohë ta gjatë, por trajneri I ri, Hnasi Flick, ka vendosur ta rikthejë në pozitën e tij natyrale, si mbrojtës I djathë dhe performancat fantastike të tij, nuk kanë munguar në asnjë ndeshje./Insajderi.com.