Ajeti në kërkim të një skuadre të re

Ajeti në kërkim të një skuadre të re

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti, në këtë vit të ri mund t’i thotë lamtumirë Torinos. Ai është në kërkim të të një skuadre të re, shkruan “Tuttosport”, raporton Insajderi.

Sipas të përditshmes torineze “Tuttosport”, Ajeti është duke menduar disa propozime nga kampionate të tjera, por pa dhënë hollësira të mëtejshme.

Pas Krotones dhe Empolit në Serinë A, nuk e përjashtojn mundësinë që 23-vjeçari të luajë jashtë Italisë.

Ndërkohë, nuk përjashtohet as mundësia që qendërmbrojtësi i përfaqësueses shqiptare të qëndrojë te Torino dhe ta bindë trajnerin Sinisha Mihajloviç për t’i gjetur një vend në 11-shen e tij. /Insajderi.com