Drejtori sportiv i Baselit, Marco Streller ka konfirmuar se sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti nuk do t’i bashkohet Baseli sezonin e ardhshëm, shkruan ‘Blick’.
Duket se bisedimet janë ndërprerë miqësisht. “Kemi ndalur miqësisht bisedime. Albian Ajeti nuk do të vjen në Basel këtë sezon”, ka thënë Streller, përcjell albinfo.ch.
20-vjeçari kishte paraqitje të jashtëzakonshme sezonin e kaluar, por duket se problemet financiare kanë ndikuar që marrëveshja të mos arrihet.
Supozohet se për Ajetin duhet pesë milionë franga zvicerane, dhe ka kontratë me St. Gallenin deri më 2021.