
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka postuar një video motivuese në rrjetet sociale, ku përmes saj ka bërë të ditur se është i gatshëm për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
“Çka m’bon ma së shumti krenar, osht’ që e boj për vendim tem, me zemër e me shpirt, që Kosovën me e njoft’ krejt bota! Me u bo kampion i Evropës ka lypë shumë punë, e puna s’ndalet kurrë, se ky osht veç fillimi! Une jom Akil Gjakova. Shihemi n’Tokyo”, thotë xhudisti në videon e shpërndarë.
Lojërat Olimpike janë paraparë të nisin më 23 korrik dhe do të zgjasin deri më 8 gusht.
Kosova do të marrë pjesë për herë të dytë në Olimpiadë Verore, ku sporti i Xhudos “do të thotë fjalën e vetë në këtë garë”. /Insajderi.com