Akil Gjakova me video motivuese para Lojërave Olimpike

Akil Gjakova me video motivuese para Lojërave Olimpike

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka postuar një video motivuese në rrjetet sociale, ku përmes saj ka bërë të ditur se është i gatshëm për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

“Çka m’bon ma së shumti krenar, osht’ që e boj për vendim tem, me zemër e me shpirt, që Kosovën me e njoft’ krejt bota! Me u bo kampion i Evropës ka lypë shumë punë, e puna s’ndalet kurrë, se ky osht veç fillimi! Une jom Akil Gjakova. Shihemi n’Tokyo”, thotë xhudisti në videon e shpërndarë.

Lojërat Olimpike janë paraparë të nisin më 23 korrik dhe do të zgjasin deri më 8 gusht.

Kosova do të marrë pjesë për herë të dytë në Olimpiadë Verore, ku sporti i Xhudos “do të thotë fjalën e vetë në këtë garë”.  /Insajderi.com