Akil Gjakova mposhtet në çerekfinale, mbetet në garë për medaljen e bronztë

Akil Gjakova mposhtet në çerekfinale, mbetet në garë për medaljen e bronztë

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, nuk ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, njofton Insajderi.

Ai pësoi humbje derisa përballë kishte mongloezin Tsend-Ochir Tsogtbaatar, në kohën shtesë pasi minutat e rregullt nuk e dhanë një fitues.

Mongolezi realizoi hedhje në kohën shtesë dhe zuri vend në gjysmëfinale. Tsogtbaatar është bartësi i pestë në Olimpiadë.

Ëndrra e Gjakovës për medalje nuk përfundon këtu. Ai mbetet në garë për medaljen e bronztë.

Fillimisht në repesazh përballet me Rustam Orujovin e Azerbajxhanit. /Insajderi.com