
Departamenti i Sigurisë Publike të Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë me dije se gjatë një aksidenti ajror, katër persona kanë humbur jetën, transmeton Insajderi.
Sipas burimeve të Departamentit të Sigurisë, aeroplani u rrëzua deri sa po përpiqej të bënte një ulje të detyruar, ngase kishte probleme me njërin motor.
Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth 190 kilometra në veri-perëndim të Houstonit, në afërsi të aeroportit në liqenin e Hilltopit. /Insajderi.com