Aksidenti që ia ndryshoi jetën Bashar al-Assadit

Aksidenti që ia ndryshoi jetën Bashar al-Assadit

Si pasues në pushtet i babait të tij, Hafezit, Bashar al-Assad e ka vazhduar sundimin brutal të babait në Siri.

Ai ka lindur më 11 shtator të vitit 1965, dhe në moshën rinore nuk ka shfaqur ambicje për t’u marrë me politikë. Por, një vdekje tragjike dhe një baba që bënte përllogaritje të imta, bënë që ai t’i hynte kësaj rruge. Megjithëse dukej premtues për të qenë një figurë transformuese për Sirinë e shekullit 21, al-Assadi thjesht ndoqi hapat e babait të tij, duke e çuar vendin në një luftë të përgjakshme civile.

Bashari është djali i dytë i Hafez Al-Assadit dhe i gruas së tij, Anisas. Hafezi erdhi në pushtet në vitin 1970 përmes partisë politike të minoritetit alavit në Siri. Ai e integroi ushtrinë në regjimin politik, duke qenë se ndër njerëzit kryesorë të ushtrisë ishin pjesë e sektit alavit.

Bashari ishte i qetë dhe i rezervuar në rini, dhe ishte në hijen e vëllait të tij me karakter shumë dinamik e të gjallë, Basselit. Ai u arsimua në shkollën arabofrënge al Hurriya në Damask. Ai ka mësuar që të flas rrjedhshëm në anglisht dhe frëngjisht. Ka diplomuar për mjekësi në Universitetin e Damaskut më 1988, për t’u bërë më pas oftalmolog.

Gjatë kësaj kohe, Bashari po bënte jetë prej një studenti të mjekësisë, dhe nuk shfaqte kurrfarë ambicjesh për të hyrë në jetën politike. Babai i tij po e rriste Basselin, të vëllain e tij, që të bëhej presidenti i ardhshëm i vendit. Por, më 1994, Besseli e pësoi një aksident automobilist dhe mbeti i vdekur, dhe kësisoj rruga e Basharit në ushtrimin e profesionit të oftalmologut u ndërpre. Jeta e tij ndryshoi drastikisht, ndërsa i ati i tij shpejt e konsideroi Basharin si pasuesin e tij.

Bashari u fit në akademinë ushtare në Homs, në veri të Damaskut, dhe shpejt arriti të bëhej kolonel. Gjatë kësaj kohe, ai shërbeu edhe si këshillues i të atit, duke dëgjuar ankesa nga qytetarët e tjerë, dhe madje e udhëhoqi edhe një fushatë kundër korrupsionit. Si rrjedhojë e kësaj, ai ia doli mbanë të hiqte qafe shumë rivalë potencialë në politikë.

Presidenca

Më 10 qershor të vitit 2000, Hafez al-Assad vdiq. Në ditët që pasuan, parlamenti sirian përngutshëm votoi që të ulej mosha minimale për kandidatët potencialë për president, nga 40 sa ishte, në 34, vetëm në mënyrë që Bashari të kishte mundësinë të merrte postin. Dhjetë ditë pas vdekjes së Hafezit, Bashar al-Assadi u zgjodh për një mandat shtatë vjeçar si president i Sirisë. Në një referendum publik, duke garuar pa asnjë kundërkandidat tjetër, ai i mori 97% të votave. Poashtu, u zgjodh lider i partisë Ba’ath dhe u bë komandant i ushtrisë siriane.

Konsideratat për Assadin e ri ishin të larta. Ai konsiderohej si një lider arab i një gjenerate të re, që do të sillte ndryshim në Siri, një rajon i mbushur me diktatorë të moshuar. Ai ishte i mirë-edukuar, dhe shumë njerëz besonin që do të ishte i aftë të transformonte sundimin e hekur të të atit në një formë qeverisëse më përngjasuese me shtetet moderne. Në fillim, Bashari ishte i etur të vinte në zbatim një revolucion kulturor në Siri. Ai tha që “demokracia është një mjet drejt një jete më të mirë” megjithëse shtoi se kjo formë qeverisëse nuk duhej të bëhej nxitueshëm në Siri, shkruan Periskopi.

Kur Bashari e mori detyrën, ekonomia siriane ishte në gjendje të tmerrshme. Ndihmat nga Bashkimi Sovjetik nuk vinin më, pas kolapsimit të saj më 1991. Sidoqoftë, më 2001, Siria tregoi shenja mëkëmbje, të një shoqërie demokratike – me telefona mobilë, televizionë me satelitë, restorante të mira, dhe internet kafe.

E megjithatë, reformat ekonomike ishte e zorshme të realizoheshin në një ekonomi të kontrolluar nga shteti. Pas vitit të parë të tij si president, shumë prej reformave të premtuara ekonomike të Basharit nuk u realizuan.

Në politikën e jashtme Bashari u përball me shumë prej çështjeve që i kishte lënë pezull babai i tij: një marrëdhënie të luhatshme me Izraelin, okupimin militar në Liban, tensionet me Turqinë shkaku i drejtave për ujin, dhe ndjesisë së pasigurisë në të qenët një influencë margjinale në Lindje të Mesme. Megjithëse Siria u tërheq gradualisht nga Libani prej vitit 2000 e tekëndej, Bashari u akuzua si i përfshirër në vrasjen e ish kryeministrit libanez Rafik Hariri. Prej asaj kohe, marrëdhëniet e Sirisë me vendet e tjera perëndimore kanë qenë mjaft të brishta.

Lufta qytetare

Pas ndryshimeve të suksesshme të regjimeve në Tunizi, Egjipt dhe Libi, protestat nisën edhe në Siri më 26 janar të vitit 2011, duke kërkuar reforma politike, rivendosje të të drejtave politike dhe një fund për gjendjen emergjente në të cilën ishte shteti prej vitit 1963. Të tërbuar nga heshtja e qeverisë, protestat u shpërndanë gjithandej vendit.

Në maj të 2011-s, kjo nxiti reagimin e ushtrisë siriane në Homs dhe në vende të tjera në Damask. Në qershor, Bashari premtoi një dialog nacional dhe zgjedhje të reja parlamentare, por asnjë ndryshim nuk erdhi dhe protestat vazhduan, transmeton Periskopi

Në vjeshtë të vitit 2011, shumë vende të ndryshme po kërkonin dorëheqjen e presidentit Bashar al-Assad, ndërsa Liga Arabe e kishte suspenduar vendin e tij.

E gjitha që ndodhi më vonë, është një histori e përgjakshme që e kemi parë përmes raporteve të shumta mediale.

Presidenti amerikan Trump, e ka quajtur Assadin ‘kafshë’ duke e kritikuar edhe presidentin Putin për mbështetjen që po i bën atij./Periskopi