Aktivisti libanez i cili foli kundër grupit Hezbollah gjendet i vdekur në makinë

Aktivisti libanez i cili foli kundër grupit Hezbollah gjendet i vdekur në makinë
Burimi i fotografisë: Getty Images

Një aktivist dhe botues i shquar libanez i cili ishte i njohur për kritikat e tij publike ndaj grupit militant Hezbollah u gjet i vdekur në makinën e tij të enjten në mëngjes, sipas Associated Press, njofton Insajderi.

Lokman Slim, 58 vjeçar, ishte një aktivist dhe studiues politik Shiit. Pasi u raportua i zhdukur për orë të tëra që nga e mërkura në mbrëmje, trupi i Slim u zbulua në sediljen e pasagjerit të automjetit të tij me plagë të shumta me armë zjarri nga një distancë e afërt, njoftoi AP.

Lajmi për vrasjen e tij ka nxitur shqetësime se tensioni politik në Liban mund të shndërrohet në një valë vrasjesh të reja.

Gruaja e Slim, Monika Borgmann, bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar mbi vdekjen e burrit të saj. “Ky vrasës duhet të dënohet,” tha Borgmann. /Insajderi.com