Aktivisti rus i opozitës Alexei Navalny, është liruar nga spitali në Berlin ku po trajtohej për shkak të helmimit me agjentin Novichok.
“Charite Hospital” ka thënë se ai e ka përfunduar kujdesin intensive sepse gjendja e tij është përmirësuar dukshem, shkruan BBC, raporton Insajderi.
Navalny postoi një foto të tij në mediat sociale me mesazhin që thoshte se doktorët i kanë dhënë atij shansën për një shërim të plotë.
Testet kanë treguar që Navalny, një kritik i madh i Vladimir Putin ishte helmuar me Novichok, një agjent nervor.
“Bazuar në progresin e pacientit dhe gjendjen e tanishme, mjekët që e kanë trajtuar besojnë që shërimi i tërësishëm është i mundur. Mirëpo, është ende herët për të aluduar efektet afatgjata të helmimit”, thuhet në deklaratën e spitalit./Insajderi.com