Vullkani Etna, më i madhi aktiv në Evropë, pati një shpërthim të Dielën duke shkaktuar rrjedhjen e lavës si dhe kolona të mëdha tymi që mund të shiheshin nga 30 kilometra larg, nga Catania.
![Aktivizohet vullkani më i madh i Evropës, Etna](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/04/etna-730x440.jpg)
Aktiviteti vullkanik filloi të Premten në orën 11.26.
Fillimisht nisi me një shpërthim të hirit i cili u ngrit në rreth pesë kilometra dhe gradualisht u rrit me intensitet nga ora 8,45 e së shtunës.
Sipas mediave lokale, ka pasur një rritje të shpejtë të aktivitetit sizmik nga ora 7.40 e mëngjesit duke arritur intensitetin e tij në orën 9:00.
Stacioni i monitorimit, Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë së Catania (INGV), gjithashtu regjistroi një rrjedhë lavash të Dielën në mëngjes në 10.06, siç shpjegohet në një deklaratë të lëshuar përmes mediave të tyre sociale.