Akuza për vrasje ndaj nënës, hodhi fëmijën për toke derisa po përleshej fizikisht me një grua

Akuza për vrasje ndaj nënës, hodhi fëmijën për toke derisa po përleshej fizikisht me një grua

Karen Lashur Harrison nga Georgia e Shteteve të Bashkuara, është akuzuar për vrasje, pasi e kishte hedhur për toke fëmijën e vet tre muajsh, derisa po përleshej fizikisht me një grua, jashtë një sallon për rregullim flokësh.

Nëna 26-vjeçare konsiderohet se vepro në dijeni të plotë, andaj mbi të rëndon akuza për shkaktim të lëndimit të shkallës së parë dhe të dytë ndaj një fëmije, dëmtim trupor dhe shkaktim zënke, transmeton Telegrafi.

Fëmijën që e kishte në krah, ajo e hodhi në tokë që të rrihej me rival, që kishte nisur një zënkë për arsye të panjohura. Të panjohurit e kanë marrë fëmijën nga asfalti, ku kishte pësuar lëndime të konsiderueshme, si pasojë e të cilave ka vdekur në spital.

Derisa Harrison po qëndron në mbajtje dhe pritet të del para drejtësisë, nuk dihet për fatin e gruas tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.