Akuza rreth kurdisjeve të ndeshjeve në Superligë – Prokuria e Shtetit nis hetimet

Akuza rreth kurdisjeve të ndeshjeve në Superligë – Prokuria e Shtetit nis hetimet

Prokuroria e Shtetit nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se do të fillojnë hetimin e të gjitha deklaratave publike në lidhje me kurdisjen e ndeshjeve të futbollit.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se është duke përcjellë të gjitha deklaratat e bëra publike, lidhur me kurdisjet e ndeshjeve futbollistike, si dhe ka kërkuar nga prokuroritë themelore që të fillohen hetimet për verifikimin e këtyre shkrimeve dhe paraqitjeve në media se ka kurdisje të ndeshjeve”, thuhet në një komunikatë për media nga Prokuroria e Shtetit.

Gjatë ditës së djeshme janë bërë akuza nga kryetari i klubit Feronikeli, Naser Rama, ai i Llapit Beqir Batatina, dhe i FC Ballkanit Arsim Kabashi, se klubet tjera po blejnë referë për të fituar ndeshjet duke dëmtuar klubet tjera.