Akuzohen dhjetëra hotele për incizimin e mysafirëve dhe shpërndarjen e videove në faqe pornografike

Akuzohen dhjetëra hotele për incizimin e mysafirëve dhe shpërndarjen e videove në faqe pornografike

Më shumë se 1.500 mysafirë të hotelit u filmuan fshehurazi me pamjet e tyre të transmetuara drejtpërdrejt në internet, sipas policisë në Korenë e Jugut, shkruan Insajderi.

Aktiviteti i paligjshëm u zbulua në 42 dhoma në 31 hotele në të gjithë vendin.

Policia tha se kamerat ishin të fshehura në kuti televizive digjitale, dollapët të varur në mur, mbajtësit e tharëseve të flokëve, dhe pamjet u transmetuan në një vend me më shumë se 4,000 anëtarë.

Dy burra janë arrestuar, tha departamenti i hetimeve kibernetike për CNN.

Regjistrimi u dërgua në një faqe private, ku anëtarët paguan një tarifë mujore për të hyrë në video, shtoi ajo.

Nuk është hera e parë që kamerat e spiunazhit janë zbuluar në Korenë e Jugut.

Në 2017, më shumë se 6.400 raste të filmimeve ilegale u raportuan në polici.

Vitin e kaluar, dhjetëra mijëra gra dolën në rrugë në qytete për të protestuar kundër praktikës, nën sloganin “Jeta ime nuk është pornografia juaj”.

Problemi i spiunazhit të kamerës ka bërë që policia në Seul të nisë një skuadër speciale të inspektorëve femra, të cilët rregullisht vizitojnë tualetet publike të qytetit duke kërkuar kamera spiune./Insajderi.com