
David Alaba është prezantuar gjatë së mërkurës si lojtari më i ri i Real Madrid, derisa është bërë i ditur edhe numri që do të bartë ai, shkruan Insajderi.
Mbrojtësi austriak kishte arritur marrëveshje për transferim muajin e kaluar si lojtar i lirë pas 10 viteve karrierë me Bayern Munchen.
Megjithatë, Alaba është prezantuar gjatë së mërkurës, pasi lojtari ishte aktivizuar me Austrinë në EURO 2020.
E veçanta e këtij transferimi duket të jetë numri që do të bartë ai.
Lojtari më i ri i madrilienëve do të bartë numrin katër, numër ky të cilin e ka bartur ish-kapiteni i “Los Blancos”, Sergio Ramos, i cili u largua drejtë Paris Saint-Germain si lojtar i lirë.
Ndryshe, Alaba ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me klubin mbretëror./Insajderi.com
¡Nuestro nuevo nº4⃣ !
👉 @David_Alaba#WelcomeAlaba pic.twitter.com/G7YQkljOtp— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 21, 2021