Alarm botëror! Po mbesim pa ujë të pijes!

Alarm botëror! Po mbesim pa ujë të pijes!

Kejptaun i Republikës Jugafrikane është metropoli i parë në të cilin krojet do të thahen plotësisht në prill të këtij viti, ndërsa në rrezik janë edhe shumë qytete shumëmilionëshe.

Në qytetin jugafrikan Kejptaun dje ka rënë shiu i shumëpritur, gjë që është festuar me vallëzime nëpër rrugë.

Megjithatë, ky shi nuk mjafton të shpëtojë këtë qytet me katër milionë banorë prej apokalipsit të paralajmëruar – Kejptaun në prill do të mbetet pa ujë të pijes.

Situata në këtë metropol jugafrikan është e keqe tashmë tri vite, sa po zgjatë periudha e thatësisë. Megjithatë, gjendja në Kejptaun është vetëm një nga shembujt ekstrem të mungesës së ujit, e cila po na kërcënon të gjithë në planetin tonë dhe pritet se në dekadat e ardhshme do të vijë deri te luftërat e ashpra për ujë, edhe atë në nivelin lokal dhe global.

“Përleshjet për ujë do të ndodhin nëpër vende ku është situata tashmë e tensionuar, ka paralajmëruar Upman Lal, eksperti kolumbian për menaxhimin e ujërave.

Përkundër asaj që uji e mbulon 70 për qind të sipërfaqes së Tokës, ujë të pijes nuk ka aq sa dikush mund të paramendojë – vetëm tre për qind është ujë i freskët.

Projeksionet e Kombeve të Bashkuara tregojnë se kërkesa botërore për ujë të pijshëm deri në vitin 2030 do t’i tejkalojë rezervat për 40 për qind.

Shkencëtarët paralajmërojnë se Kejptaun është vetëm maja e ajsbergut dhe se me situatë të tillë po ballafaqohen edhe qytetet tjera siç janë Pekini, Sao Paulo, Kairo, Xhakarta, Moska, Stambolli, Londra….

QYTETET MË TË RREZIKUARA

Sao Paulo, Brazil me 21,7 milionë banorë

Bangalor, India me 12,3 milionë banorë

Pekin, Kina me 21,5 milionë banorë

Kairo, Egjipt me 9,5 milionë banorë

Moska, Rusi me 11,9 milionë banorë

Stamboll, Turqi me 15,3 milionë banorë

Meksiko Siti, Meksikë me 21 milionë banorë

Londër, Britani e Madhe me 8,8 milionë banorë

Tokio, Japoni me 38 milionë banorë

Majami, SHBA me 5,5 milionë banorë./Insajderi.com.