Facebook-u ka diktuar me qindra raste fëmijësh të interesuar për lojërat e fatit dhe alkoolin. Përmes mjeteve të reklamimit është gjetur se 740,000 fëmijë nën mosh" />

Alarm në Facebook – fëmijët të interesuar për lojëra fati dhe alkool

Alarm në Facebook – fëmijët të interesuar për lojëra fati dhe alkool

Facebook-u ka diktuar me qindra raste fëmijësh të interesuar për lojërat e fatit dhe alkoolin.

Përmes mjeteve të reklamimit është gjetur se 740,000 fëmijë nën moshën 18 vjeç kanë shfaqur interes për lojërat e fatit, përfshirë 130,000 të tillë në Mbretërinë e Bashkuar. Rreth 940,000 të mitur – 150,000 prej të cilëve janë britanikë – ishin interesuar për pije alkoolike.

Këto “interesa” gjenerohen automatikisht nga gjiganti i rrjeteve sociale, bazuar në ato që ka mësuar mbi përdoruesit duke monitoruar aktivitetin e tyre. Në një deklaratë të tij, Facebook-u sqaroi se nuk lejon reklama që promovojnë kumarin apo shitjen e alkoolit, e së madje vepron kundër këtij aktiviteti kur bie në gjurmë të tij, shkruan Top Channel.

“Ne gjithashtu punojmë ngushtë me rregullatorët për të ofruar udhëzime për ata që kërkojnë ta rrisin audiencën e tyre në mënyrë të efektshme e të përgjegjshme”, thuhet në deklaratë. Por ndërkohë ekzistojnë mënyrë për të shënjestruar të miturit me këto lloj reklamimesh, edhe pa i shkelur rregullat e Facebook-ut.

insajderi.com