
Autoritetet gjermane kanë zbuluar të enjten se janë nën goditje të sulmit informativ pa precedent dhe i cili ende vazhdon nëpër ministritë e saja, autorët e të cilëve janë në Rusi, lajmërojnë mediet.
Bëhet fjalë për “sulmin teknik i cili është përgatitur një kohë të gjatë”, ka thënë ministri i punëve të jashtme Thomas de Maiziere. “Kjo ngjarje serioze konfirmon atë që të gjithë e dimë: kryerësit e ndryshëm nga arsyet e ndryshme kërcënojnë sigurinë informative të vendit”, ka shtuar ai.
“Ky është sulm i vërtetë kibernetikë në një pjesë të qeverisë. Ky sulm ende po vazhdon”, ka thënë përfaqësuese i partisë konservative të kancelares Angela Merkel (CDU) Armin Schuster pas takimit urgjent të Komisionit për Kontroll të Shërbimeve Sekrete në Dhomën e Përfaqësuesve në Bundestag.
Autoritetet kanë shtuar se sulmi “është nën kontroll dhe i izoluar”.
Përfaqësuesit dhe qeveria nuk dëshirojnë t’i zbulojnë detajet në mënyrë që të mos komprometohen përpjekjet e shërbimeve sekrete në gjetjen e gjurmëve të piratëve.
“Sot nuk mund të vlerësojmë vëllimin e dëmit, gjë që do të ishte shumë herët”, ka shtuar Schuster.
Këtë aferë e zbuluan të mërkurën disa medie. Agjencia gjermane e lajmeve DPA pretendon se sulmin e ka organizuar grupi i hakerëve rusë “Snake”.
Grupi është i njohur edhe me emra “Turla” dhe “Uruburos”, dhe konsiderohet se kanë sulmuar sistemet e ministrisë së mbrojtjes dhe të asaj të punëve të jashtme për së paku një vit.
Shërbimet gjermane të inteligjencës kanë zbuluar sulmin në dhjetor, por kanë vendosur që asgjë të mos publikojnë në mënyrë t’i identifikojnë kryerësit, ndërsa këtë strategji shumica sot e kritikojnë.
Agjentët gjerman kishin dyshuar vitin e kaluar se po kryhen sulmet kibernetike të cilat mund të ndikojnë në zgjedhjet parlamentare të 24 shtatorit.
Ata disa herë i kanë akuzuar shërbimet sekrete ruse që janë duke kryer sulme ndërkombëtare informatike me qëllim të spiunimit dhe sabotimin, e veçanërisht në vitin 2015 në Bundestag, gjë që Moska e kishte mohuar./Insajderi.com.