Alarm tjetër për sulm me bombë në Barcelonë

Alarm tjetër për sulm me bombë në Barcelonë

Një tjetër alarm për sulm terrorist është dhënë sot në Barcelonë.

Pak ditë pas sulmit terrorist me furgon, ku vdiqën 15 persona dhe më shumë se 100 mbetën të plagosur, sot është dhënë edhe alarmi për bombë.

Siç bën të ditur media vendase, rruga ku ndodhet çanta është bllokuar dhe janë evakuuar të gjithë njerëzit.

Gjithashtu policia ka kërkuar nga kalimtarët që të largohet e të mos afrohen në atë zonë.