
Sot është mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të KB Rahovecit, ku janë diskutuar pikat e rendit të ditës dhe janë marr vendimet e rëndësishme për vazhdimin e klubit te Rahovecit, pak para se kampionati i ri të fillojë.
Në ketë mbledhje është zgjedhur kryetari i ri, z. Alban Rama dhe gjithashtu është zgjedhur Bordi i ri i cili do te udhëheq klubin e qytetit tone, njofton klubi i Rahovecit, transmeton Insajderi.
Edhe pse ka mbetur edhe pak kohe nga fillimi i kampionatit, bordi i ri është zotuar se do të bëjë atë që është e mundur që ekipi i Rahovecit të kompletohet dhe te vazhdojnë garat me sukses gjate sezonit 2020/2021./Insajderi.com.