Alban Veseli transferohet tek Peja

Alban Veseli transferohet tek Peja

Basketbollisti i njohur Kosovar, Alban Veseli, është përforcimi më i ri i KB Pejës për edicionin e ri të basketbollit.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës e cila ka njoftuar po ashtu, se Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi do të vazhdojnë bashkëpunimin me skuadrën pejane, transmeton Insajderi.

Pejanët pritet në ditët në vijim të transferojnë edhe lojtarë të huaj, pasi bashkimi i ligave në mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka ngjallur interesimin e skuadrave nga të dy vendet./Insajderi.com.