Kosova nesër (e mërkure) do të bëjë zyrtare listën e futbollistëve qe do jenë pjesë ekipit kombëtar për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës “Qatar 2022”, njofton Insajderi.
Tashmë edhe zyrtarisht Kosova ka humbur mundësinë për të grumbulluar Albert Vallci. Qendërmbrojtësi shtatlartë, i cili luan për skuadrën e Salzburg-ut në Austri, është përfshirë në listën e kombëtares austriake, duke hedhur poshtë shpresat e Kosovës, e cila kisha kohë që interesohej për 26 vjeçarin.
Ndërsa më ndryshe është situata për sulmuesin, Astrit Selmani, i cili nuk do të grumbullohet për arsye sigurie pasi skuadra suedeze ku luan ai, Hammarby ka rënë pre e virusit ku janë infektuar 16 lojtarë dhe Selmani nuk mund të udhëtojë. Kosova do të zhvillojë tre sfida, me Lituaninë, me Suedinë dhe Spanjën. /Insajderi.com