Albian Ajeti kalon në Celtic

Albian Ajeti kalon në Celtic

Sulmuesi me prejardhje shqiptare i West Ham-it, Albian Ajeti, është gati t’i bashkohet Celtic-ut, shkruan Daily Record, njofton Insajderi.

Celtic mendonte fillimisht ta huazonte 23 vjeçarin, por tani njoftohet se është arritur marrëveshje për blerje të plotë në vlerë prej 5.5 milionë eurosh.

Ajeti besohet se këtë javë do të udhëtojë për në Skoci, ndërsa transferi do të kompletohet këtë javë./Insajderi.com