Albian Ajeti te Celtic

Albian Ajeti te Celtic

Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ditë më parë e ka kompletuar transferimin e tij nga West Hami te Celtic, njofton Insajderi.

Reprezentuesi zviceran iu bashkua klubit skocez për 5 milionë funte, pas një sezoni dëshpërues te West Ham, ku kishte zhvilluar 12 ndeshje në edicionin 2019/2020, ndërsa nuk kishte shënuar asnjë gol.

Vetëm për të luajtur më shumë, lojtari e ka shkurtuar pagën e tij që ishte afër 3 milionë euro në vit, ndërsa tashmë ka zbarkuar i buzëqeshur në stërvitjet e Celtic.

“Që të jem i sinqertë, meritoja të luaja më shumë, nuk kam nevojë ta fsheh këtë. E meritoja. Por, ky është futbolli, kështu është puna. Unë jam shumë i lumtur tani. Çfarë ka kaluar, ka kaluar dhe unë tash shoh përpara”.

“Unë thjesht mendoj se duhet të luaj dhe kjo është arsyeja se pse nënshkrova me Celticun. Pata një bisedë të mirë me trajnerin Neil Lennon dhe drejtorin sportiv (Nick Hammond), ata më deshën shumë mua dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme për mua sepse në edicioni e parë që e pata te Ëest Hami ishte e qartë për mua: Unë kam nevojë të luaj dhe mezi po pres që të luaj me Celticun”, ka thënë Ajeti në fjalët e para si lojtari i Celtic./Insajderi.com