Mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara, po i reziston interesimit nga Manchester Unitedi, ndërsa pret që Liverpooli të bëjë një ofertë të re, njofton Insajderi.
Sipas gazetës gjermane Bild, Thiago do të preferonte një lëvizje në Liverpool para asaj te Manchester Unitedi.
Reds janë lidhur shumë me një lëvizje për 29-vjeçarin këtë verë, pasi përgatitet të hyjë në sezonin e fundit të marrëveshjes së tij aktuale me Bayernin.
Unitedi ka qenë në kontakt me Thiagon për një lëvizje, por mesfushori spanjollë do të preferonte një kalim në Anfield.
Trajneri i Reds, Jurgen Klopp duket se është forca kryesore lëvizëse pas mendimit të Thiagos, me Liverpoolin që duhet ta rrit ofertën.
Bayerni kërkon 30 milionë euro për lojtarin./Insajderi.com