Alcoyano eliminoi Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit

Alcoyano eliminoi Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit

Kampionët e Spanjës u turpëruan sot përballë ekipit të kategorisë së tretë, Alcoyano-s duke u mundur me rezultatin 2-1, kështu duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit, njofton Insajderi.

Edhe pse pritej të ishte thjesht një formalitet, “Los Blancos” çuditërisht nuk kanë mundur të kalojnë në fazën tjetër.

Militao zhbllokoi ndeshjen dhe dukej se për Realin gjithçka u mbyll, Alcoyano barazoi sfidën në minutën e 80-të. Kryeqytetasit nuk ditën ta kontrollonin ndeshjen dhe vendasit realizuan pesë minuta nga fundi i 120 minutave golin e triumfit.

Me rezultatin e sotëm, Reali regjistron një nga momentet më negative në historinë e tij. /Insajderi.com