Alex Sandro nuk do të largohet nga kampioni i Serie A, Juventus.
Alex Sandro ka arritur marrëveshje me Juventusin për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2022.
E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se mbrojtësi i majtë brazilian është i gatshëm ta zyrtarizojë vazhdimin e qëndrimit te skuadra kampione nga Serie A.
Sandro u kërkua nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell ‘lajmi.net’.
Por, e ardhmja e tij duket se do të jetë në Torino.