Alex Telles i Manchester United është infektuar me Covid 19

Alex Telles i Manchester United është infektuar me Covid 19

Mbrojtësi i majtë i Manchester United, braziliani, Alex Telles, ka rezultuar pozitiv me Covid 19, ka konfirmuar Ole Gunnar Solskjaer.

“Arsyeja e mungesës së Alex Telles, është se ai është infektuar me virusin Covid 19 dhe është i izoluar në shtëpinë e tij”, tha Solskjaer pas ndeshjes ndaj RB Leipzig, transmeton Insajderi.

Alex Telles, është transferuar së fundi nga ekipi i Portos te Manchester United dhe ka realizuar vetëm një paraqitje, atë ndaj Paris Saint-Germain.

Telles, është vetëm lojtari i dytë i infektuar me Covid 19 në Manchester United, pasi disa javë më parë, ishte francezi Paul Pogba, që kishte rezultuar pozitiv./Insajderi.com.