Alexandre Lacazette drejt Juventus?

Alexandre Lacazette drejt Juventus?

Sulmuesi i Arsenal, Alexandre Lacazette është bërë objektiv i kampionit të Serie A, Juventusit.

L’Equipe ka shkruar se Lacazzette ka vendosur të largohet nga Arsenal dhe interesimi i Juventus e ka bindur lojtarin që edhe më shumë të shtyjë përpara largimin e tij, transmeton Insajderi.

Lacazzette nuk është aspak i lumtur, pasi që nuk po mund të adoptohet në skemat e Mikel Arteta’s dhe ka humbur vendin e titullarit, duke u zëvendësuar talenti i akademisë së Arsenal, Eddie Nketiah.

Juventus janë duke shfaqur interesim për të nënshkruar me një sulmues dhe  duket që apetitet e tyre, i plotëson në mënyrë perfektë, francezi Alexandre Lacazette/Insajderi.com