Alexandria Ocasio-Cortez denoncon kongresmenin për deklaratë seksiste

Alexandria Ocasio-Cortez denoncon kongresmenin për deklaratë seksiste

Kongresistja Alexandria Ocasio-Cortez ka dhënë një fjalim në të cilin refuzon kërkim faljen e kolegut Ted Yoho, pasi ai ka përdorur një ofendim seksist në një argument me të.

Ocasio-Cortez, e cila është shpesh target i konserzativëve  tha se fjalët e tij kanë treguar paterna sjelljeje të keqë nga burrat, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Ted Yoho mohon të ketë thënë fjalë nënqmuese.

“Kjo nuk është vetëm incident që ndodh njëherë, është më shumë pjesë e kulturës,” tha ajo, duke ju referuar faktit që “egziston një strukturë e tërë që përkrah pranimin e dhunës dhe të gjuhës së dhunshme ndaj grave.”

Por çka ndodhi saktësisht në incidentin mes Ocasio-Cortez dhe Ted Yoho?

Alexandria tregoi që ishte duke hyrë në kongres për të votuar, kur Yoho u afrua drejt saj.

Ajo thotë që ai e kishte quajtur “të neveritshme” dhe i kishte thënë “ti nuk je në rregull nga trutë” për komentet që ajo kishte bërë për lidhjen mes krimit dhe varfërisë.

Ajo ia kishte kthyer që ai po bëhej i pasjellshëm dhe pasi ishte larguar, reporterët dëgjuan Yoho-n duke e quajtur “bitch”./Insajderi.com