Udhëheqësi i opozitës në Rusi, Alexei Navalny, i cili u helmua para disa kohësh në aeroportin e Siberisë me agjentin nervor Novachok, ka dalë prej komës dhe na rrëfen për përvojën e tij të rikuperimit.
Ai ka treguar që në fillim nuk mund të njihte njerëzit dhe nuk mund të kuptonte fjalët apo si të fliste, raporton Insajderi.
“ çdo mëngjes një doktor vinte te unë dhe më thoshte: Alexei, të kam sjellur një tabelë, duhet të gjejmë se si të shkruajmë në të. Kjo më shtyri në dëshpërim sepse, edhepse e kuptoja çka donte doktori, nuk isha i aftë të kuptoj se si t’i shkruja fjalët. Ku ta gjej fjalët si t’a bëj të ketë kuptim.”
Tani ai është më mirë dhe kanë filluar t’i kujtohen gjëra të thjeshta si p.sh. të ngjisë shkallët apo të kërkoj ashensorin.
Ai ka thënë që ende është duke marrë veten dhe ka shumë probleme, ende nuk mund të mbajë mirë telefonin, mirëpo secilën ditë është duke u bërë më mirë.
Ai u është falenderuar doktorëve të spitalit në Berlin ku është duke u shëruar sepse ata e kanë ndihmuar “ që prej një “personi që është i gjallë vetëm teknikisht, të shëndrrohet në dikë që ka çdo mundësi për t’u bërë forma më e lartë e një Krijese Moderne të shoqërisë – një person që mund të përdor Instagramin “./Insajderi.com