Alexey Navalny i jep fund grevës së urisë

Alexey Navalny i jep fund grevës së urisë

Lideri rus i opozitës, Alexey Navalny, të premten e 23 prillit i ka dhënë fund grevës së tij të urisë pas tre javësh, përcjell Insajderi.

Kjo informatë erdhi disa ditë pasi që lideri rus i opozitës u transferua në një spital burgu për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij, raporton CNN.

“Unë nuk e tërheq kërkesën për të pranuar mjekun e nevojshëm tek unë, po humbas ndjeshmërinë në pjesë të duarve dhe këmbëve të mia, dhe dua të kuptoj se çfarë është dhe si ta trajtoj atë, por duke marrë parasysh progresin dhe të gjitha rrethanat, unë kam filluar të dal nga greva e urisë”, ka thënë Navalny në një mesazh të ndarë nga ekipi i tij në Instagram.

Ambasadori rus në Britani ka thënë se Navalny “nuk do të lejohet të vdesë në burg”, por ai veçanërisht nuk premtoi se Kremlini do t’i lejojë atij kujdesin e pavarur mjekësor që i nevojitet.

Po ashtu, edhe udhëheqësit perëndimorë ka bërë të qartë se shëndeti dhe liria e Navalny do të jenë misioni i tyre personal, një gjë që nuk do të zbehet me ciklin e lajmeve, derisa ai të dalë nga dyert e burgut.

Navalny ka qëndruar për më shumë se tre javë në grevë urie, protestë kjo për ta kundërshtuar keqtrajtimin që po i bëhej nga personeli i burgut. /Insajderi.com