Manchester United, ka lejuar që Smalling dhe Sanchez ta përfundojnë sezonin në Serie A, me Roma-n, respektivisht me Inter Milan.
Chris Smalling dhe Alexis Sanchez, janë të huazuar nga klubi anglez, në Serie A, por huazimi i tyre do të duhej të përfundonte, pa përfunduar sezoni në Serie A, pasi që ndërprerja e kampionatit për shkak të Covid 19, ka shtyer sezonin, rrjedhimisht është dashur që klubet si Roma dhe Inter, të bënin marrëveshje të re me United, në mënyrë që të zgjaten huazimet e tyre, raporton Insajderi.
Por, United nuk i ka mirëkuptuar deri në fund këto dy ekipe, pasi ka dhënë urdhër që me të përfunduar sezoni në Serie A, të dy këta lojtar të kthehen në Old Trafford, duke mos lejuar që ata të përfundojnë sezonin edhe ne Europa League, duke llogaritur që në atë garë bënë pjesë edhe vet klubi anglez dhe nuk ka dashur që të përforcojë dy nga kundërshtarët më të vështirë në këtë garë./Insajderi.com