Kiliani i Inter, Alexis Sanchez, me shumë gjasa do të mungojë në ndeshjen gjysmëfinale të Inter, ndaj Shakhtar Donetsk, në kuadër të Europa Ligë.
Njoftimin e ka bërë vet klubi i Inter, ku kanë treguar se Sanchez, është diagnoztifikuar me lëndim të kofshës dhe, sipas tyre nuk dihet se a do të arrijë të kthehet në fushë, para ndeshjes kundër Shakhtar, që zhvillohet me datë 17 gusht, transmeton Insajderi.
Sanchez, ishte inkuadruar nga banka rezervë, në ndeshjen e Inter ndaj Bayer Leverkusen, ndeshje në të cilën ai e ka marrë lëndimin.
Vetëm pak ditë më parë, Alexis Sanchez, është konfirmuar si lojtarë i Inter, pas marrëveshjes në mes Inter dhe Manchester United./Insajderi.com.