Aliaj, agjenti i Rrahmanit: Unë kurrë nuk kam pasur dyshime për cilësitë e klientit tim

Aliaj, agjenti i Rrahmanit: Unë kurrë nuk kam pasur dyshime për cilësitë e klientit tim

Adrian Aliaj, agjenti i mbrojtësit të Napolit, Amir Rrahmani, foli për faqen “Si Inflate la Rete” në lidhje me performancën e kapitenit të Kosovës, njofton Insajderi.

Në fjalët e tij, Aliaj ka thënë se nuk ka pasur kurrë dyshime te aftësitë e lojtarit, duket treguar edhe ambiciet e mëdha të lojtarit me Napolin.

“Gjithçka më në fund po kthehet në vendin e duhur. Unë kurrë nuk kam pasur dyshime për cilësitë e tij. Ai shpreson të jetë në gjendje të shkruajë historinë me këtë bluzë dhe ndoshta edhe të bëhet kapiten një ditë”.

Rrahmani ju bashkua Napolit një sezon më parë pas një sezoni fantastik me skuadrën e Hellas Veronës. /Insajderi.com